Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha e ktheu PD-në në një ministri të narkoshtetit të Edi Ramës


Ish-kryeministri Berisha e akuzoi kreun e PD-së Basha se e shndërroi partinë në ministri të narkoshtetit të Edi Ramës.

Ai e bëri deklaratën gjatë foltores së Librazhdit ku theksoi se edhe pse kryeministri braktisi e plaçkiti votat si kurrë më parë, kreu i opozitës u përqendrua të lufta për karrigen e tij duke lënë në baltë demokratët e shqiptarët.

“Edi Rama rrëmbeu e plaçkiti vota si kurrë më parë. I përdori të gjitha potencialet e shtetit si kurrë më parë. Shspenzoi miliona euro për dëmshpërblim nga tërmeti, për asfalt elektoral. Mobilizoi falangat e krimit e të drogës për vota. Por peng-kryetari që u zotua se do mbronte votën e demokratëve e nuk do njihte zgjedhjet e 25 prillit harroi çdo zotim. U mor vetëm me karrigen e tij dhe me bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD-në e shdërroi në ministri të narkosshtetit shqiptar. Kurrë nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë a abstenojë ndaj borxhit të qeverisë siç bëri peng Basha.” – tha Berisha.