Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës


Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës.

Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.