Ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi ishte e pranishme sot në ceremoninë për dhënien e “Medaljes së artë” së nxënësve ekselentë.
Gjatë fjalës së saj, Muzhaqi vendosi të jepte edhe disa këshilla për të rinjtë për sfidat që do kenë përpara.
Muzhaqi shprehet se ata do ketë vështirësi përpara jo vetëm në procesin mësimor por edhe në gjetjen e një pune të përshtatshme.
“Përveç urimeve dua t’ju them që do të jem gjithmonë pranë jush, si për t’ju dëgjuar kur të keni mendime për të ndarë se çfarë mund të bëjmë më mirë por mbi të gjitha për të qenë aty përkrahje si për të zhvilluar sëbashku programe për të rinjtë apo për të krijuar ato mundësi të reja që ju ta shihni të ardhmen tuaj në Shqipëri.
Por pa tjetër si në çdo rrugëtim të bukur ka gjithmonë edhe sfida, ka gjithmonë edhe vështirësi. Por kjo nuk duhet të jetë demotivim për ju, duhet të jetë një hap dhe një motivim shumë më i madh që ju ia dilni mbanë, duke u përkushtuar, duke qenë ata nxënësit e dalluar që keni qenë deri më tani.
Dhe kur them për vështirësi e kam fjalën për disa prej jush që do aplikoni për në Universitete. Jeta e Universitetit është e vështirë, ka gjithmonë njerëz të rinj, një vend i ri, mësime të reja, kështu që patjetër do ju duhet pak motivim dhe shumë kurajo që t’ja dilni.
Unë kam dy këshilla.
Këshilla e parë është që bëni një shok ose një shoqe që ditën e parë. Sepse për çdo gjë të vështirë dhe çdo rrugëtim të bukur, duhet të keni dikë përkrah. Sepse e bën më të lehtë, ndani sfidat, dëshirat, ëndrrat dhe ju motivon të ecni përpara.
Këshilla e dytë është për mësimet. Jo të gjitha mësimet janë interesante, disa i keni shumë qejf, disa më pak qejf.
Ju këshilloj që çdo lëndë ta shihni sikur është më e bukura që keni bërë ndonjëherë, sepse së pari respektoni mësuesin që ju jep lëndën dhe e kuptoni atë.
Dua të shkoj edhe pak më larg. Edhe në punësim do keni sfida, edhe në gjithë aplikimet dhe intervistat që të gjeni vendin që ju përshtatet më shumë. Ditët e para ju duket se ju japin punë të pa vlefshme por pas shumë ditësh, siç e shoh unë sot, e kuptoni se ato punët në dukje jo shumë të rëndësishme janë të rëndësishme në procesin final.”- u shpreh ministrja Muzhaqi.