Eklipsi hënor më i gjatë në mbi 500 vjet do të ndodhë në orët e para të 19 nëntorit, duke zgjatur disa orë.
Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë në orët e paraagimit të së premtes, kur 97% e hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës. Eklipsi i pjesshëm i mëparshëm më i gjatë u zhvillua në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë, ndërsa ky do të zgjasë disa orë.
Sipas NASA-s, eklipsi do të jetë i dukshëm nga të 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe pjesë të Amerikës së Jugut, Polinezisë, Australisë dhe Kinës.
Hëna do të jetë në pikën e saj më të largët nga Toka gjatë eklipsit, duke ngadalësuar orbitën e saj dhe duke zgjatur kohën që duhet për të lëvizur nga pjesa më e errët e hijes së planetit, e njohur si ‘umbra’.
Ngjarja do të fillojë pak pas mesnate dhe ndryshe nga një eklips diellor, askush nuk do të ketë nevojë për syze speciale për të parë dukurinë.
Kur të ndodhë eklipsi, hëna do të marrë një nuancë të kuqërremtë, me vetëm një copëz të hënës së tanishme të dukshme. Ngjarja do të zgjasë për disa orë, duke e bërë atë më të gjatën e këtij lloji në 580 vjet, me eklipsin e ardhshëm hënor që nuk do të ndodhë deri në maj të vitit 2022.