Vendosni fjalën kyçe....

FBI dhe CDC hetojnë vaksinat e ‘lisë’ që u gjetën në një fabrikë të madhe farmaceutike


FBI dhe CDC (Qendra për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve) kanë nisur një hetim pasi disa ‘shishe të diskutueshme’ të etiketuara si vaksina lie u zbuluan në një frigorifer në një laborator pranë Filadelfias, Pensilvani.

15 shishet misterioze u gjetën të martën mbrëma në një laborator Merck, sipas një deklarate të paklasifikuar dërguar Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe që u pa nga media. Pesë nga ampulat mbanin etiketa që shkruanin ‘lia e dhenve’, ndërsa 10 të tjera thuhej se përmbanin virusin ‘vaccinia’, burimi i imunizimit modern kundër lisë.

Thuhet se shishet u ‘siguruan menjëherë’ dhe objekti u vendos për një kohë të shkurtër në mbyllje. CDC pritet të marrë në zotërim shishet. Ndërsa mbetet e paqartë saktësisht se ku u gjetën kontejnerët, Merck drejton dy objekte të mëdha në Pensilvani – një në West Point, vendi i tij më i madh i prodhimit farmaceutik dhe një tjetër në Upper Gwynedd aty pranë, një kampus 90 hektarësh që strehon një laborator kërkimor.

Lija është një sëmundje infektive vdekjeprurëse e shkaktuar nga virusi variola, i cili mbart një shkallë vdekshmërie prej rreth 30%, sipas FDA, megjithëse agjencia tha se disa forma më pak të zakonshme të sëmundjes janë ‘zakonisht fatale’.