Vendosni fjalën kyçe....

KED pranon kandidimin e Ervin Karamuços për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese


Këshilli i Emërimeve në drejtësi (KED) pranon kandidimin e Ervin Karamuços për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas njoftimit të KED-së, profesori i kriminiologjisë, Ervin Karamuço mund të jetë një prej kandidatëve konkurrues për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Karamuço kandidon për vendin vakant të Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës, ndërkohë që pritet të zyrtarizohen edhe emra të tjerë të kandidatëve potencialë për plotësimin e këtyre vendeve vakante.