Vendosni fjalën kyçe....

“Lulzim Basha më ka kërkuar të mos i përmend emrin Suel Çelës” – Akuza e Berishës


Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryedemokratit Basha duke thënë se ky i fundit i ka kërkuar të mos e përmendë emrin e Suel Çelës në denoncimet e tij.

Berisha theksoi se nëse zbardhen tabulatet e bisedave telefonike mes tij e Bashës do zbardhen kërkesat e tij.

Ai shtoi se firmat për në Kuvend po i afrohen numrit 5 mijë po nuk mund të zbardhen sepse mbrohen nga ligji për të dhënat personale, Kushtetuta si dhe Konventa Europiane.

“Merrni tabulatet ku më kërkon të mos ia përmend emrin Suel Çelës po sigurisht unë nuk ndikohesha prej tij. Shihni pak sa denoncime kam bërë ndaj Suel Çelës, mbi 26 herë. Shikoni pak Faceboopk e peng Bashës, a ia ka përmendur ndonjëherë emriun. Firmat për Kuvendin po shkojnë drejt 5 mijë. Po nuk i publikojmë dot sepse nuk na lejojnë tre pika. Ato janë ligji i të dhënave personale, neni i Kushtetutës që mbron të dhënat personale, e treta është Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që nuk lejon publikimin e të dhënave personale. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur, ne do fitojmë.” – tha Berisha.