Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla në marshimin kundër dhunës ndaj fëmijëve: Rikthimi i dënimit me vdekje, nuk merret në bazë të emocioneve të forta


Në marshimin e sotëm kundër dhunës ndaj fëmijëve ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Gjatë fjalës së saj për mediat, Nikolla foli për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier. Lidhur me kërkesën e familjarëve për rikthimin e dënimit me vdekje, Nikolla u shpreh se nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.  Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunën.

 Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta.”- tha Nikolla.