Një person ka tentuar të futet brenda një banese në fshatin Vishnje të Tiranës.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka qenë i armatosur po nuk është futur në banesë po është larguar me shpejtësi pasi është pikasur nga pjestarët e familjes.
Sipas bluve, ka nisur puna për kapjen e të dyshuarit
Njoftimi
“Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat. Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”