Vendosni fjalën kyçe....

Qirinj e lule në shkallët e kryeministrisë për 8-vjeçarin që u vra mizorisht në Fier


Qytetarë të Tiranës kanë zhvilluar sot homazhe në nderim të 8-vjeçarit i cili u vra në mënyrë makabre në fshatin Grecalli të Fierit. Ata ndezën qirinj e vunë në shkallët e kryeministrisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë ku personi tashmë i arrestuar Klodian Çalamani, 38-vjeë ka pranuar se qëlloi për vdekje të miturin e më pas e groposi në oborrin e shtëpisë. Autori i dyshuar është lënë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Seanca e djeshme në mungesë u shoqërua me tension pasi familjarët e të miturit thyen dyert e gjykatës së Fierit e u futën brenda. Më pas ata nisën një marshim nëpëer qytetin e Fierit duke kërkuar dënim me vdekje për autorin e akuzuar.