Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar disa foto nga stadiumi i ri i lojërave me dorë në Tropojë.
Sipas Ramës, ky stadium reflekton ambicien e qeverisë për transferimin në funksion të çdo komuniteti.
“MIRËMËNGJES,
dhe me stadiumin e rilindur të lojrave me dorë në Tropojë, një hapësirë sportive e standardeve europiane, që reflekton ambicien tonë transformuese në funksion të çdo komuniteti, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama krahas këtyre fotove.