Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpërndan “medalje” për maturantët ekselentë: Mos kini frikë nga ëndrrat e mëdha


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot “medalje të arta” për maturantët të cilët mbaruan gjimnazin me rezultate të shkëlqyera.

Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi mundin e nxënëseve për rezultatet e arritura dhe falenderoi prindërit e tyre për mbështetjen që ata u kanë dhënë.

Rama tha se kjo që nxënësit ekselentë kishin arritur, do t’u shërbente që të mos kishin frikë në të ardhmen për të ëndërruar.

“Për shkak të detyrës kam vizituar shumë familje në situatë të vështirë ekonomike dhe ajo që më mbetet si mbresë e pashlyeshme në ato familje, ku ndonjë rast edhe vet çati e shtëpisë ishte e pamjaftueshme për të mbajtur shiun kam pasur kënaqësinë të takojë fëmijë që shkëlqenin në mësim. Fëmijë që mësonin në kushte më të pamundura fizike, fëmijë që nuk mjaftoheshim vetëm me gjuhën shqipe po flisnin anglisht rrjedhshëm, ndërkohë që në shtëpinë e tyre diskutohej sfida e përditshme e ushqimit në tavolinë. Kjo ceremoni është pasqyra e një brezi që kalon kohën vet më të bukur të shkollës në situata që nuk i ngjajnë njëra tjetrës, por që mbledh një grup vajzash e djeshme që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës për sa i përket statusit të familjes por që i bashkon se janë ekselentë.

Dua ta mbyll këtë fjalë të shkurtër duke falenderuar prindërit tuaj të cilët qofshin të kamur apo të varfër ndjej një respekt të madh për ta e uroj që respekti për ta ju mos t’ju ndahet asnjëherë.

Uroj që ju të vazhdoni në këtë rrugë dhe të shkoni akoma më lart por pa prindërit dhe mbështetjen e tyre ju nuk do ishit këtu sot. Kjo që keni arritur do ju shërbejë për të mos pasur asnjë frikë për ëndrrat më të mëdha të mundshme. Për ju të gjitha këto përpjekje të kurorëzuara me medalje të arta është prova se asgjë nuk është e pamundur nëse njeriu angazhohet për të realizuar diçka.

Kjo që keni arritur do t’ju vlejë për të mos pasur asnjë frikë nga ëndrrat më të mëdha të mundshme. Kjo është prova që asgjë nuk është e pamundur, kur njeriu është i gatshëm të përkushtohet me gjithë zemër. Mos kini asnjë frikë nga ëndrrat tuaja, sepse sa më shumë sakrifica që kërkojnë kini besim që do t’ja dilni dhe nga maja ku do të arrini do të mund të shikoni qetësisht të gjithë ata që ju kishin thënë se kjo nuk bëhet”- tha Rama.