Një tjetër rast dhune ndaj të miturve është shënuar këtë të premte në qytetin e Fierit, ku është shpallur në kërkim 50-vjeçar me iniciale H.D, pasi dyshohet se ka dhunuar gruan dhe djalin e tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.”-bën me dije Policia.
Ndërkohë është proceduar edhe një 24-vjeçari, i cili ka shkuar te banesa e nënës së tij. pavarësisht se kjo e fundit ishte me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
“Po nga këto struktura, u procedua penalisht shtetasi B. R., 24 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.”-bën me dije Policia.