Vendosni fjalën kyçe....

Testohet te njerëzit vaksina për Alzheimerin, merret nëpërmjet hundës


Një spital në Boston, SHBA, do kryejë prova te njerëzit për të testuar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit muajin e ardhshëm. Ajo do shënojë provën e parë klinike të një vaksine nga hunda për çrregullimin që shkakton demencën.

Në një deklaratë, Spitali ‘Brigham and Ëomen’ i qytetit tha se testi fillestar i fazës së parë do të përfshijë 16 pacientë midis moshës 60 dhe 85 vjeç, të cilët shfaqin simptoma të hershme të Alzheimerit, por janë të shëndetshëm. Pjesëmarrësve do t’u jepen dy doza të vaksinës një javë ndërmjet.

Ata do të marrin doza të ndryshme gjatë gjashtë muajve, duke filluar nga fillimi i dhjetorit, me studiuesit që do të bëjnë analizat e gjakut për të përcaktuar dozën e duhur, tha Dr. Hoëard Ëeiner për gazetën ‘Boston Globe’. Ai e quajti testin një ‘piketa të jashtëzakonshme’ që pason 20 vjet kërkime.

Nëse provat klinike te njerëzit tregojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive, kjo mund të përfaqësojë një trajtim jotoksik për njerëzit me Alzheimer dhe gjithashtu mund të jepet herët për të ndihmuar në parandalimin e Alzheimerit te njerëzit në rrezik.