Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e 28-vjeçarit në Ersekë, flet babai: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë, të marrim vesh çka ndodhur


Qerim Mukaj ka ardhur nga Amerika, për të kërkuar djalin e tij 28-vjeçar i cili ka humbur që prej 1 Nëntorit.

Rasti i zhdukjes së Sherfi Mukajt në Ersekë, të lindur më 30.04.1993, u bë publik vetëm ditën e sotme edhe pse kishte disa javë i zhdukur.

Babai Qerim Mukaj ka folur për mediet, ku kërkon ndihmë për gjetjen e tij. Ai shprehet se i biri nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Zoti Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar personat me të cilët ai komunikonte.

“Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folur me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë.

Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq, as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.”– tregon zotëria.

Sherfi Mukaj