Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Degët na kanë informuar se në Kuvend do marrin pjesë shumica dërrmuese e anëtarëve


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në një intervistë për Report TV deklaroi se në datën 18 dhjetor do marrin pjesë në Kuvend shumica dërrmuese e anëtarëve të tij.

Bardhi pretendon secila degë ka konfirmuar që do marrin pjesë në Kuvend.

“Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka 7646 anëtarë me mandat të përhershëm, lista është dinamike dhe mandatet prodhohen nga sekretariati i partisë, kam bindjen e thellë dhe sipas raportimeve që na kanë ardhur nga secila degë do të marrin pjesë shumica dërrmuese e anëtarëve, pastaj për shifra apo për numra dhe firma që mbahen në kasafortë edhe nuk i vihen në dispozicion strukturave të partisë, nuk preferoj të komentoj. Cilido prej nesh mund të dalë në mëngjes dhe të thotë kam 4200 firma, në darkë 5000 pastaj të nesërmen të thotë kam 6000 dhe mos u habisni nëse deri në datën 11 të thonë kemi mbledhur 8000, por kjo nuk e bën proces dhe lëvizje serioze, madje është një fyerje për të gjithë ata që kanë besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Nëse ata kanë besuar dhe kanë kërkuan në rrugë zyrtare thirrjen e Kuvendit, nënshtrimet e tyre, thirrjet e tyre, apeli i tyre, mendimi i tyre nuk mund të mbyllet në kasafortë, por do të duhet të ishte ndjekur rruga statutore për thirrjen e Kuvendit Kombëtar kur kërkuan këto anëtarë, cilido të ishte numri i tyre”, tha Bardhi.