Vendosni fjalën kyçe....

Basha takohet me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet absolut i PD-së


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë të shtunë me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.

Në një postim në rrjetet sociale pas këtij takimi, Basha ka treguar se për çfarë ka diskutuar me ministrin austriak.

Ai thotë se ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i PD-së.

“Me kënaqësi prita Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart, të cilit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Europian.
Ndava me të prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së.
Jam i lumtur që me Ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Europian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë.”- shkruan Basha.