Fiorentina i ka shkaktuar Milanit humbjen e parë në këtë sezon të Seria A.
Me rezultatin 4-3, violët dominuan të dyja pjesët.
Pjesa e parë përfundoi në fitoren 2-0 të Fiorentinës me gola të Duncan dhe Saponarës.
Në pjesën e dytë Vlahovic shënoi golin e tretë.
Për Milanin goli i parë i sfidës do vinte nga Ibrahimovic në minutën e 62 i cili do shëonte edhe golin e dytë 5 minuta më vonë.
Por Vlahovic do shënonte sërish në minutën e 85’. Sfida do të mbyllej me rezultatin 4-3 pasi në minutën e 96 do shënonte në portën e tij Venuti.