Juventusi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Lazios, e vlefshme për xhiron e 13-të në Serie A.
Ishte Leonardo Bonucci i cili shënoi dy golat nga penalltia, nga një në secilën pjesë.
Fillimisht, qendërmbrojtësi italian shënoi në minutën e 23-të, kurse golin e dytë nga pika e bardhë e realizoi në të 83-tën.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër Lazio gjendet i pesti me pikë të njëjta me “Zonjën e Vjetër”.