Vendosni fjalën kyçe....

Mehmetaj sulmon Bashën: LSI-ja nuk mund të jetë më shpëtim, i ka borxh 19 mandate dhe këshillat bashkiakë


Kejdi Mehmetaj ka sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha në vazhdën e reagimeve dhe përplasjes së kreut të opozitës me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Mehmetaj thotë se Basha gjeti njëherë shpëtim te LSI-ja në 2017 por kjo parti nuk mund të jetë më shpëtim.

Sipas saj Basha i ka borxh LSI-së 19 mandatet e lëna në 2019, dhe mos hyrjen në zgjedhjet lokale.

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë?

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në?

Fatkeqësisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ia blinte LSI-së njësoj si Edi Rama.

Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqësisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve.

Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë!”-shkruan Mehmetaj.