Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol, ku një fëmijë 12-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:45 të mëngjesit, në fshatin Xarë të Konispolit, ku dy motomjete janë përfshirë në një aksident rrugor. Motomjetet drejtoheshin nga 27-vjeçari me inicialet A.B., si dhe nga një fëmijë 12-vjeçar.
Si pasojë e aksidentit, 12-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa 27-vjeçi është dëmtuar lehtë.
“Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.
Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.