Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Durrësi: Ju me diploma juristi që nuk gjeni punë hajdeni kapni peshk, paga më e ulët 800 mijë lekë


Kryeministri Edi Rama po prezanton sot buxhetin e vitit 2022 për peshkatarët. Gjatë fjalës së tij Rama foli për situatën e kaluar të këtij sektori dhe reformave që sipas tij po e rimëkëmbin peshkimin në vend. 

Ai tha se paga më e ulët në industrinë e peshkimit është 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa bëri batuta për të rinjtë e diplomuar për Drejtësi të cilët kanë mbetur pa punë, duke i ftuar të vijnë edhe ata të kapin peshk.

“I them të gjithëve se paga më e ulët që ju jepni në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë keni.

Ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët. Në Turqi, Egjipt. Vijnë nga Turqia, Egjipti për të punuar këtu. Dhe disa me diploma Kristali që pretendojnë se janë juristë kërkojnë punë. S’ka punë. Jo mo, të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe nëse janë gati të punojnë e kanë punën këtu.

Nuk diskutohet që jemi në kushtet që mund të kemi ambicie shumë të madhe dhe duhet të adresojmë me shpejtësi disa çështje.

Kemi pasur diskutimin e fundit me Besimin, se Mali nuk nuk ka qenë se ishte t’u luftu me turqit a me kinezët.

E pa që me PD-në nuk kishte gjë në vijë dhe iku andej nga Afrika. Plus që Mali e di se për ne nuk ka rëndësi je socialist apo demokrat, rëndësi ka të kapësh peshkun në det. Kush punon është i nderuar e i respektuar. Mali e ka në terezi shkon kap peshk andej, këtej ia rregullojnë socialistët e gjen gati.”– u shpreh Rama.

Kryeministri tha se janë rritur eksportet me 239% dhe shtoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për peshkatarët për riparimin e anijeve.