Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me krerët e Bashkive dhe prefektët, paralajmëron gjoba: Plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve


Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.

Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.

“Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie në nivelin e prefekturës po qe se nuk do të mbajë fondit. Nëse nuk do të kenë buxhetin do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin.”- tha Rama.

Ai gjithashtu shtoi se duhet adresuar edhe vendosja e gjobave për ata që ndotin ambientet.

Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës

 “Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit. Në vend që të fillojnë nga vetja, e fillojnë direkt me fjalinë ‘ne paguajnë taksa, bashkitë nuk na përgjigjen’.

Kontributet përmes tarifave të pastrimit të familjarëve dhe bizneseve janë në kostot e pastrimit për bashkitë. Kjo bën që nga njëra anë bashkitë të përballojnë me fonde ekstra nga ana tjetër të keni territore të pastruara edhe qeveria të jetë e detyruar të rishikojë të gjithë skemën e funksionit të këtij procesi.

Atyre që në vend ta fillojnë nga vetja, sesa shumë e kanë ndotur duke hedhur plehrat e fillojnë me formulën vini gjoba, ose s’ka kosha, plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare të asnjë vendi. Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshërie të mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin.

Nga duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Pastrimi do të jetë i pari. Aspekti tjetër ka të bëj me mbështetjen që do t’u japim ne bashkive.

Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat. Në fund të ditës kjo nuk funksionon në rast se policia e shtetit nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme.”- tha Rama.