Vendosni fjalën kyçe....

Rama veçon Bashkinë e Lezhës: Të gjithë ta marrin shembull, ka një skemë të mirë organizimi për pastrimin


Kryeministri Edi Rama në takimin e sotë me kryebashkiakët, e veçoi Lezhën si një nga Bashkitë e cila duhet marrë shembull, pasi sipas tij ka një mirëorganizim për menaxhimin e mbetjeve.

 “Vitin e ardhshëm do të fillojmë me katër zonat më kritike për të vijuar me zonat bregdetare.

Por ka një tjetër arsye për të reflektuar sepse kemi një model që e bën më shqetësues situatë që tregon që përtej të gjitha shtrëngimeve financiare, lidershipi i Bashkisë dhe organizimi luan një rol që mund të arrijë deri në pikën që mund t’i kapërcejë këto probleme.

Në Bashkinë e Lezhës kemi pasqyrë ndryshe nga pjesa tjetër dhe as nuk ka ndonjë taksë marramendëse për pastrimin apo mbështetje speciale nga qeveria. Por ka vetëm një skemë organizimi organizimi dhe menaxhimi të mbetjeve nga sezoni, që përmes së cilës arrin të garantojë, ndoshta jo 100 % të shkëlqyer, por një kuotë të lartë pozitive në raport me pastërtinë.

Besoj se të gjithë kryetarët e bashkive bregdetare që janë përballë një sfide jashtëzakonisht të madhe dhe jo të zakonshme në raport me të tjerët, sepse përballen me një fluks shumë të rritur popullsie gjatë sezonit, ia vlen që ta shikojnë dhe ta konsultojnë modelin që e ka ngritur Lezha në mënyrë që të përfitojnë prej tij të gjithë ato elementë të administrimit të mirë që mund të iu shërbejnë atyre.

Sezonin e ardhshëm është mirë të adresojmë edhe problemin e pastrimit të plazheve. Është e domosdoshme që sëbashku të adresojmë edhe aspektin e ndëshkimit, gjobave. Por në fund të ditës i gjithë ky zinxhir nuk funksionon nëse Policia e Shtetit nuk e përfshin krimin mjedisor si pjesë e punës të përditshme dhe vazhdon të ketë dobësi.”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të ketë një aleancë me bashkitë që nuk e përballojnë dot pastrimin.