Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet mësuesi në SHBA, përgatiti një dosje në internet me të dhënat e prindërve të fëmijëve


Një president i një bordi shkolle në Arizona, i akuzuar për mbajtjen e një dosjeje sekrete në internet që përmban informacione personale për prindërit, është shkarkuar nga anëtarët e bordit pasi kundërshtoi të jepte dorëheqjen.

Bordi drejtues i distriktit të Shkollës së Unifikuar të Scottsdale (SUSD) votoi 4-1 në favor të shkarkimit të Jann-Michael Greenburg si president i bordit të shkollës. Vetë Greenburg ishte i vetmi anëtar që kundërshtoi largimin e tij.

“Është e rëndësishme për mua që çdo anëtar i komunitetit tonë SUSD të dëgjohet. Ky kontribut na ndihmon të ndërtojmë dhe mbajmë një mjedis mësimi ku studentët tanë mund të lulëzojnë,” tha Greenburg, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të nxitojnë të bëjnë një gjykim duke pretenduar se bordi nuk i kishte ende të gjitha faktet.

Departamenti i Policisë Scottsdale njoftoi se një hetim ishte nisur mes pretendimeve se Greenburg dhe babai i tij, Mark Greenburg, mbkodhën një bazë të dhënash në internet për prindërit.

Baza e të dhënave, e cila u nda gabimisht nga Greenburg gjatë një grindjeje të ashpër me një prind, dyshohet se përmban etiketime fyese.