Vendosni fjalën kyçe....

13-vjeçari në Lushnjë dyshohet se u vetëvar pas videove në Tik-Tok, reagon Kushi: Qasja e pakontrolluar në internet alarmante


Ditën e djeshme një 13-vjeçar humbi jetën pasi u gjet i varur në dhomën e shtëpisë së tij në fshatin Golem të Lushnjës.

Dyshimet e policisë janë se shkak mund të jetë bërë ndikimi në nga rrjetet sociale të cilat përdoreshin nga i mituri.

Për këtë ka reaguar ditën e sotme edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Kushi shprehet e tronditur nga ngjarja e fundit për 13 vjeçari dhe bëri apel që jo vetëm shkolla dhe institucionet por edhe familjet të marrin përgjegjësi për këto raste.

Ajo thekson se është alarm qasja për një kohë të gjatë dhe me burime të pakontrolluara i fëmijve në rrjetet sociale.

URGJENTE!

Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!”-shkruan Kushi.