Vendosni fjalën kyçe....

5 humbje jete e 405 raste të reja me Covid-19 në vend


Pesë pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19, duke e çuar numrin e deritanishëm të viktimave në 3040 që prej shpalljes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç. Së fundmi janë gjetur 405 raste të reja nga 1740 testime të kryera.

Në spitale po mjekohen 157 pacientë nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.