Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Basha ka thirrur antiKuvend me 18 dhjetor, është palë me qeverinë e krimit


Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, e quajti antiKuvend lajmërimin e kryedemokratit Basha për në datën 18 dhjetor.

Ai e quajti këtë gjë një gabim ndërsa tha se demokratët i janë bashkuar foltores pas kanë 8 vite që humbin çdo zgjedhje e për këto përgjegjësinë duhet ta mbajë Basha.

Po kështu Balliu shtoi për Syri se Basha është bërë palë me qeverinë e krimit.

“Basha duket se e ka bërë antiKuvendin e 18-tës për të mbajtur në pushtet Ramën. AntiKuvendi është gabim që po bën Basha. Më datë 18 kemi antiKuvend që nuk ka lidhje fare me demokratët, por me interesat e Bashës. Nga ana tjetër Basha del e thotë se Berisha del për interes personal. Kjo nuk është e vërteta. Demokratët dalin aty, sepse kanë mbi 8 vjet që humbin dhe duan më në fund dritë në fund të tunelit. Demokratët nuk mund të rrinë vetëm të humbin. Basha akuzon këdo, ndërsa vetë është kryetar partie e duhet të mbajë përgjegjësinë për humbjet. Gjëja më normale është të bëjë zgjedhje, por nuk bën zgjedhje se ka frikë se humb. Basha mirë rehat aty, por demokratët kanë mbetur rrugëve, e janë sot në Foltore e Sali Berisha e ka treguar se ka palosur Ramën dhe do e palosë prapë. Basha është bërë palë me këtë qeveri të krimit. AntiKuvendi i 18-tës nuk është i PD, mund të jetë i PS, por jo i Partisë Demokratike.” – tha Balliu.