Vendosni fjalën kyçe....

“Basha e ktheu PD-në në parti të ekstremit të majtë, i thoshte ambasadores dalim nga zyra se ka vënë Berisha përgjues”


Berisha ka akuzuar Bashën si të pabesë.

Gjatë foltores me gratë demokrate, ish-kryeministri tha se Basha në komunikimet me ambasadoren amerikane i ka thënë asaj të dilnin nga zyra pasi dyshonte se i kishin vënë përgjues në zyrë.

Po kështu ai tha se nën drejtimin e Bashës, PD-ja është kthyer në parti të ekstremit të majtë duke shtuar se PD-ja do rithemelohet.

“Më informonin se Basha i thoshte mabasadores amerikane të dalim nga zyra se ma vënë Berisha përgjues në zyrë. Ai më ka akuzon mua për gafat e vendimet që merrte vetë. Nuk mund të pranoja unë që të bëheshim ministri e Edi Ramës. Nuk i keni dëgjuar ende të gjitha pabesitë e peng Bashës. Programi i PD-së ka nevojë për reformin rrënjësor, për të ridimensionuar pozitën e grave në shoqëri. Do rikthejmë vlerat konservatore. Ne nuk vijmë nga hiçi. Ligje ateiste nuk do kenë vend në Shqipëri kurrë. Ne do ecim krah përkrah me komunitetet fetare.” – tha Berisha.