Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Kuvendi i PD-së mbahet më 11 dhjetor, më 18 ka takim shoqata Basha-Bardhi


Pas reagimit të kreut të PD-së Basha, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit shkruan se Kuvendi i PD-së do mblidhet më 11 dhjetor ndërsa më 18 dhjetor do zhvillohet takimit mes shoqatës Basha-Bardhi.

Më herët kreu i PD-së shkruante në Twitter se ishte e trishtueshme të shihej sa poshtë ka rënë Sali Berisha duke theksuar se nuk do e shndërronte partinë në mburojë personale të Berishës.

Berisha ka njoftuar javë më parë se do thërrasë Kuvendin e PD-së më 11 dhjetor ndërsa më vonë Basha njoftoi thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor.