Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta.
Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton,
Prej fillimit të duelit, boksieri shqiptar kishte dominimin dhe nuk lejoi befasi deri në fund të saj, ndonëse nuk arriti të fitonte me nokaut.
Marku mbetet i pamposhtur, që prej 11 përballjeve ka 10 fitore dhe vetëm një barazim.
Në anën tjetër Luisetto ka 14 duele, prej të cilave ka fituar 11 dhe ka humbur 3.