Kreu i PD-së u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha në foltoren e sotme me gratë demokrate në Tiranë.
Basha shkruan se është e trishtueshme të dëgjohet sa poshtë ka rënë Berisha.
Po kështu kryedemokrati shkruan se asnjë trillim a mashtrim nuk do e shndërrojë PD-në në mburojë të interesave të tij personale.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.” – shkruan Basha në Twitter.