Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do krijojmë një sistem mikro-sigurimi për bujkun dhe prodhuesit


Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për bujqësinë ka shpalosur hapin e radhës për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga katastrofat.

Rama tha se së shpejti do krijohet një sistem-mikrosigurimi që do i kushtojë në minimum bujkut dhe prodhuesit në rast katastrofash.

“Nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve që të sigurohen, siç sigurohen ata që sigurojnë makinat. Pasi bëhet fjalë për një sistemi sigurimi që është i shtrenjtë për prodhuesit, fermerët. Na duhet sistem sigurimi i ndryshëm. Po punojë për këtë, që të kemi sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e fermerit, që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa. Minimumi që sjell garanci që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot. Një sistem i sigurimit i kombinuar me teknologji. Sot bota cilësinë dhe garancinë e produktet e kontrollon me satelitët dhe jo me inspektor. Dhe ky është një tjetër komponent që të do mbulojnë satelitët tanë”-tha Rama.