Vendosni fjalën kyçe....

Reuters u kërkon ndjesë lexuesve kinezë për postimin që u konsiderua “racist” dhe “fyes”


Reuters ka kërkuar falje për fotografinë e zgjedhur për të ilustruar një histori rreth një studimi të trurit të majmunit, që u konsiderua fyes dhe racist në Kinë.

Të enjten, Reuters publikoi një histori të titulluar “Studim i trurit të majmunit me lidhje me ushtrinë e Kinës, në universitetin më të mirë evropian”. Raporti kishte të bënte me një profesor kinez që studionte se si funksionon truri i një majmuni në lartësi ekstreme.

Studimi u krye me ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Pekinit me qëllim të zhvillimit të ilaçeve të reja për të parandaluar dëmtimin e trurit.

Agjencia e lajmeve e promovoi historinë në Twitter me një foto të ushtarëve kinezë të buzëqeshur në një dhomë oksigjeni.

Postimi origjinal që fyeu qytetarët kinezë

Mirëpo postimi shkaktoi zemërim në Kinë pasi qytetarët e konsideruan atë racist. Reuters u përgjigj të premten mbrëma duke fshirë postimin origjinal në “Twitter” sepse fotografia e ushtarëve kinezë nuk kishte lidhje me historinë dhe “mund të ishte lexuar si fyese”.

“Sapo morëm dijeni për gabimin tonë, tëeet-i u fshi dhe u korrigjua, dhe ne kërkojmë falje për fyerjen që shkaktoi.”– tha Reuters në një deklaratë për Global Times, gazetën shtetërore të Kinës.

Kjo nuk është hera e parë që agjencia e lajmeve ka hasur në telashe në Kinë. Në korrik, Ambasada Kineze në Sri Lanka e kritikoi Reuters për përdorimin e një fotografie të peshëngritësit kinez dhe fituesit të medaljes së artë të Lojërave Olimpike Tokio 2020, Hou Zhihui, të cilin media shtetërore e vendit e përshkruan si “të shëmtuar” dhe “mosrespektim ndaj atletit”.