Vendosni fjalën kyçe....

Rriten në numra rekord vdekjet nga mbidoza e drogës në SHBA


Një rekord prej 100,000 amerikanësh vdiqën nga mbidozat e drogës midis prillit 2020 dhe prillit 2021. Numri në rritje i vdekjeve u nxit nga disponueshmëria e fentanilit shumë toksik dhe izolimi social gjatë pandemisë Covid-19.

Rreth 100,306 amerikanë humbën jetën nga mbidoza e drogës në 12 muajt deri në prill 2021, sipas shifrave të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Opioidet ishin përgjegjës për pak më shumë se tre të katërtat e këtyre vdekjeve, me opioidet sintetike – duke përfshirë fentanilin, një drogë 50 herë më e fuqishme se heroina – përgjegjëse për më shumë se gjashtë në 10 vdekje.

Numri i vdekjeve të CDC nuk është një shifër përfundimtare, ndërsa 98,000 vdekje janë lidhur konkretisht me mbidozat e drogës gjatë periudhës së lartpërmendur, një numër përfundimtar mund të kalojë 103,000. Ky është numri është më i lartë i regjistruar ndonjëherë në një periudhë 12-mujore në SHBA. Në një deklaratë Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij ‘po bën gjithçka për të trajtuar varësinë dhe për t’i dhënë fund epidemisë së mbidozës’.

Ndër shtetet më të prekura nga rritja e mbidozave ishin shtetet Appalachiane të Virxhinias Perëndimore, Kentakit dhe Tenesit, ku vdekjet u rritën përkatësisht me 62%, 54% dhe 50%.

Me përjashtim të një rënieje të vogël në vitin 2018, vdekjet nga mbidoza janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2015. Rritjet e fundit janë fajësuar për pandeminë e koronavirusit, me kulmin e vitit 2020 që i atribuohet stresit e pasigurisë të sjella nga pandemia Covid-19.