Presidenti i tanishëm Rumen Radev ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Bullgari të dielën, sipas exit polleve.
Sondazhi i Alphe Research tha se Radev dhe zv. presidentja Iliyana Yotova morën 63,9% të votave, ndërsa rektori i Universitetit të Sofjes, Anastas Gerdjikov dhe Kolonele Nevyana Miteva morën 33,1%.
Gjithsej 3% e votuesve nuk kanë mbështetur asnjë nga kandidatët.
Nga 6,66 milionë votues të regjistruar në Bullgari, vetëm 2,5 milionë votues morën pjesë në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje mbeti në 33,7%.