Vendosni fjalën kyçe....

Sulm i armatosur në Malin e Tempullit në Jerusalem, vritet 1 person dhe plagosen 3 të tjerë


Një person i armatosur plagosi dy civilë, një prej tyre për vdekje dhe dy oficerë policie përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë pranë Murit Perëndimor të Jerusalemit të dielën në mëngjes, tha policia izraelite.

Viktimat civile u dërguan në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek. Njëri, i cili ishte rreth të 30-tave, iu nënshtrua plagëve të marra në spital. Tjetri, një 46-vjeçar, mësohet se ka pësuar lëndime mesatare. Dy oficerë policie u plagosën nga predha.

Në një videoklip të shpërndarë në mediat sociale dhe që supozohet se është filmuar në vendngjarje, mund të dëgjoheshin të shtëna të shumta mes britmave të trazuara. Oficerët e sigurisë më pas mund të shiheshin duke qëndruar rreth asaj që duket të jetë një trup i pajetë. Dëshmitarët spekuluan se ishte një “terrorist”.

Personi i armatosur, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur menjëherë, u vra gjatë incidentit. Policia tha se ai kishte përdorur një automatik të bërë vetë.