Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria daneze teston aeroplanët elektrikë

Ushtria daneze të enjten testoi aeroplanët e saj të rinj që janë plotësisht elektrikë.

Danezët pretendojnë se aeroplanët elektrik janë më të lirë për përdorim dhe se teknologjia e tyre ekologjike ka potencial të madh.

Dy aeroplanët Velis Electro janë siguruar nga prodhuesi slloven Pipistrela, duke u bërë aeroplani i parë ushtarak në botë që përdor këtë teknologji.

“Aeroplanët nuk e ndotin ajrin, janë shumë të qetë (nuk bëjnë zhurmë) dhe janë më të lirë për përdorim. Kjo teknologji ka perspektivë kur teknologjia të jetë akoma më e zhvilluar”, ka deklaruar majori Casper Borge Nielsen nga ministria daneze e Mbrojtjes.

Danimarka mori aeroplanët për “leasing” për dy vite, në vend se t’i blejë për të shmangur rrezikun që posedon pajisjet që nuk mund t’i përdorë.

Gjatë periudhës dyvjeçare, ushtria do të tentojë të gjej anët pozitive por edhe të metat e teknologjisë së aeroplanëve elektrik – me qëllim që të mund të vendosin më lehtë nëse do t’i përdorin për të ardhmen.

Pilotët pas fluturimit me aeroplanët elektrik që i vë në punë bateria gjigante, thonë se janë të emocionuar dhe të lumtur me punën që është bërë me këto fluturake.

Zhvillimin e aeroplanëve elektrikë po e ndjek edhe SHBA, por kapacitetet e baterive aktualisht nuk është i mjaftueshëm për  Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Aeroplanët elektrike zhvillohen qysh nga vitet e 70-ta, por problem të madh kanë paraqitur bateritë. Kalimi në aeroplanë elektrikë ka qenë shumë hap i rëndësishëm në luftën kundër ndotjes së ajrit.

Ushtria daneze të enjten testoi aeroplanët e saj të rinj që janë plotësisht elektrik.