Autoriteti Rrugore Shqiptar do mbyllë të gjitha hyrje-dajet e rrezikshme në rrugët e vendit.
Njoftimi është bërë nga ARRSH-ja që thekson se në aksion do marrë pjesë edhe Policia Rrugore.
Në njoftim thuhet gjithashtu se bizneset që preken nga kjo masë e që kanë leje e plotësojnë kriteret për të vijuar punën, duhet të plotësojnë dokumentet e duhura për vijimin e punës.
“Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar. Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës. Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi. Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.” – thuhet në njoftim.