Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza të forta Berishës: Është kthyer në “tub oksigjeni” për regjimin, ndërsa regjimi i ka vënë në shërbim njerëz të krimit


Në intervistën e sotme për “Vizion Plus”, Basha u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha “ka demonstruar dy muajt e fundit se është një njeri dhe një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe. Është jashtë kohe me mënyrën se si është sjellë.“

I pyetur nëse po bën një Kuvend për përjashtimin vetëm të Sali Berishës, Basha tha se nuk ka Kuvend përjashtimi por vetëm Bashkimi dhe se problemi i demokratëve janë “hallet e shqiptarëve, jo hallet personale të askujt, qoftë ky dhe Sali Berisha.“

Lidhur me Kuvendin e thirrur më 11 Dhjetor nga delegatët, Basha tha se nuk ka një Kuvend të tillë, sepse po të kishte ai do ishte i pari që do ta respektonte.

Nuk ka, se po të kishte padsikutim që unë i pari do të kisha garantuar që vullneti i demokratëve, i delegatëve, të respektohej dhe ju e dini fare mirë që kjo u pamundësua në mënyrën se si vetë Sali Berisha vendosi çastin e fundit të bënte blofin me atë që e quajti një proces për zbatimin e Statutit dhe demokracinë e brendshme. gjuha e tij tashmë provon para të gjithëve se nuk ka asnjë interes tjetër përpos se ta mbajë Partinë Demokratike në vendnumëro, madje ta sabotojë në përballjen me regjimin me të vetmin qëllim për ta përdorur si mburojë kundra Shteteve te Bashkuara të Amerikës.”- tha Basha.

Ai shtoi se Berisha sot është kthyer në një “tub oksigjeni” për atë që e quan “regjimi” për qeverinë Rama që sipas tij, i ka vënë ish-liderit historik në dispozicion njerëz të krimit të organizuar.

“Nuk është një situatë për të folur me nëse apo për të supozuar të pasupozueshmen. Demokratët, të cilëve iu dhimbset Partia Demokratike dhe sakrifica e demokratëve e kanë të qartë. përballja është jo thjesht midis të shkuarës dhe të nesërmes, ku qëndron investimi i tyre 10, 15, ndonjëherë 30 vjeçar, por është po kështu përballja me një regjim ku nga njëra anë, kemi një Parti Demokratike me forume legjitime, të zgjedhura, të votëbesuara, të angazhuara në betejë frontale me regjimin dhe një individ i cili me veprimet e tij po dëmton interesat e demokratëve dhe është kthyer, po ju them dhe një herë në tub oksigjeni për regjimin dhe regjimi ia njeh këtë meritë. I ka vënë në shërbim të njëjtët njerëz që ua turri demokratëve me 25 prill, njerëz të krimit të organizuar.”- tha Basha.