Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e Metës, reagon selia blu: Presidenti përmes mashtrimeve dhe diversionit po tenton të përçajë PD-në


Partia Demokratike ka reaguar me urgjencë për deklaratat e Presidentit Ilir Meta i cili sulmoi Lulzim Bashën se i është ulur në gjunjë për të anuluar zgjedhjet lokale.

Në reagimin e selisë blu thuhet se Meta përmes diversionit dhe mashtrimeve po tenton të përçajë Partinë Demokratike.

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”-thuhet në reagim.