Eklipsi i pjesshëm hënor më i gjatë në një mijëvjeçar ‘ndriçoi’ qiejt e natës në mbarë botën në orët e para të së shtunës, në një ngjarje të quajtur ‘Hëna e përgjakur’ për shkak të mjegullës së saj të kuqe.
Eklipsi i pjesshëm, i cili zgjati 3 orë, 28 minuta dhe 23 sekonda, është më i gjati që nga 18 shkurti 1440, sipas NASA-s.
Pamje mahnitëse të eklipsit të pjesshëm hënor mund të shihen në pjesë të Shteteve të Bashkuara, Azisë dhe Amerikës së Jugut.
Gjatë eklipsit, deri në 99.1% e diskut të Hënës ishte brenda hijes më të errët të Tokës, tha NASA.
Tani do duhet të presim deri në vitin 2669 përpara se të shohim një eklips të pjesshëm hënor që është më i gjatë se ky.