Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari i bashkohet thirrjes së Altin Goxhajt: Politikanët e djathtë të ndalin menjëherë fushatën për vaksinimin e detyrueshëm


Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, i është bashkuar thirrjes së avokatit Altin Goxhaj, që politikanët e së djathtës të ndalojnë fushatën për vaksinimin e detyrueshëm.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kokalari shkruan “Politikanët që identifikohen me të djathtën, duhet të ndalojnë menjëherë fushatën për vaksinimin e detyrueshëm.

Nuk ka asnjë gjë humane në këtë mandat, përveç se t’i heqi të drejtën qytetarit të vendos për veten & familjen e tij. Kjo shkon kundër parimit bazë të konservatorizmit – LIRIA E INDIVIDIT.”

Kjo erdhi si një përgjigje ndaj një komenti, që avokati Goxhaj i kishte bërë asaj në një postim ku ajo shprehej se ish-kryeministri Sali Berisha do ta kthej PD-në në një parti të mirëfilltë konservatore.

Por që sipas Goxhajt “Vulën përfundimtare ja vë qëndrimi ndaj vaksinimit të detyruar”.

Kujtojmë se vazhdimisht avokati i njohur, i ka bërë thirrje Berishës që të distancohet nga politikanët demokratë të cilët bëjnë fushatë për vaksinimin me detyrim, mbi të gjitha për vaksinimin e studentëve… duke veçuar kryesisht Tritan Kalon.