Vendosni fjalën kyçe....

Gjermanët rrezikojnë deri në 5 vite burg për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit


Ata që bëjnë dhe përdorin me vetëdije certifikata të rreme vaksinimi në Gjermani mund të përballen së shpejti me deri në pesë vjet pas hekurave, pasi qeveria e ardhshme e mundshme e koalicionit të vendit po kërkon ‘të shtrëngojë vidhat’.

Në të njëjtën kategori hyjnë edhe rezultatet e rreme të testeve dhe certifikatat e rikuperimit të Covid, me gjoba të ngjashme për falsifikuesit dhe mbajtësit.

Gjithçka e parashikuar në udhëzimet e reja u hartua nga socialdemokratët, së bashku me Partinë Demokratike të Lirë dhe Të Gjelbërit. Të tre partitë janë tani për tani në bisedime për koalicion dhe pritet të formojnë një qeveri të re javën e ardhshme.

Sipas mediave gjermane, prodhimi dhe shitja e certifikatave të rreme është kthyer në një industri në treg të zi në lulëzim në vend.

Në vetëm një rast të tillë të raportuar nga Der Spiegel në fund të tetorit, një falsifikuese që punonte në një farmaci në Mynih dhe bashkëpunëtori i saj kishin nxjerrë më shumë se 500 certifikata dixhitale të rreme në harkun kohor të një muaji, duke marrë 350 euro për secilën prej tyre të shitur.