Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Gjimnazistëve të kësaj gjenerate politika i ka borxhet më të mëdha


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gjimnazistë mbështetës të kësaj force politike.

Kryemadhi tha se klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha gjimnazistëve të kësaj gjenerate.

Dështimi i realizimit të ndryshimit në 25 prill ka vrarë shpresat për të ardhmen dhe ka shtuar radhët që e atyre që shohin se vlerësohem më tepër jashtë vendit.

Gjimnazistëve të kësaj gjenerate, klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha. Dështimi i realizimit të ndryshimit në 25 Prill, ka vrarë pikëspari shpresat e tyre për të ardhmen, e ka shtuar radhët e atyre që talentin e tyre e shohin më të vlerësuar jashtë vendit, larg familjes.

Të rinjtë janë forca vitale që kërkon dhe di të japë më shumë për zhvillimin e vendit, e ata do të kenë përherë dedikimin total të LSI për t’i përfshirë në vendimmarrje, që politika të jetë e formësuar me idetë e tyre në shërbim të së ardhmes së tyre! Kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë të gjimnazeve, në traditën më të mirë të forcës tonë politike, për të qenë katalizatore të mendimit kritik dhe rritjes së angazhimit publik të gjimnazistëve në të gjithë vendin, si një forcë pozitive larg të vjetrës, që nxit një politikë të re që ecën me hapin e tyre galopant”-shkruan Kryemadhi.