Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se nuk ka patur asnjë politikan qoftë edhe të majtë në shtëpi aq herë sa ka qënë Basha.
Meta thotë se është habitur kur e përmendi Basha në Parlament si pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës”.
“Zoti Berisha ka qenë vetëm njëherë te shtëpia ime. Ndërsa z.Basha me muaj të tërë me gjithë familjen, vajzat, njerëzit e afërt të tjerë. Nuk ka patur as politikan të majtë sa ka qenë zoti Basha, te unë, te familja ime, në planin familjar. Në planin politik dihen ato oshilacionet. Unë nuk kam dashur të përfshihem dhe as jam marrë me çështjet e brendshme të PD. Jam habitur për “Trekëndëshin e Bermudës”. Thash se mos e kishte për Ilir Metën deputet të PS në Vlorë. Por u habita kur tha e kam ndihmuar shumë si president, po unë e kisha dëmtuar atë dhe PD. Unë nuk dëshiroj të ndërhyj në çështjet e partive, por si president, unë jam gati të jap llogari të jap përpara tyre në çdo kohë. Në datën 11 që ka lajmëruar anëtarësia Kuvendin, në datën 18 që e ka njoftuar Kryesia, kur të kenë dëshirë, 100 m larg është Presidenca nga Pallati i Kongreseve”-deklaroi Meta.