Presidenti Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Presidencë deklaroi se Lulzim Basha duke mos u regjistruar në zgjedhjet e dakordësuara të 13 tetorit 2019 mbështeti kreun e rilindjes për kapjen e pushtetit lokal dhe në sulmet ndaj Presidentit.
Meta vijoi më tej se duke mos u regjistruar qëllimisht në zgjedhje ai u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit dhe u bë palë me kreun e rilindjes.
“Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.
Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.
Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”- deklaroi Meta.