Presidenti i vendit Ilir Meta do të mbajë një konferencë me gazetarët pasditen e sotme.
Njoftimi është bërë nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi, i cili fton mediat të jenë prezente në ambientet e presidencës.
“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.
Transmetim LIVE!”- shkruan Blushi në Facebook.
Më pas të njëjtin njoftim e publikoi edhe vetë MEta i cili shkruan: “Të dashur miq! Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në 17:30, në një komunikim interesant, në respekt të Transparencës dhe Fakteve.“
Ky njoftim vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkoi sot pushimin e çështjes në gjykatë që lidhet me padinë e Presidentit Meta për ish-kreun e KED-së, Ardian Dvoranin.