Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Nxisim punësimin, 7 programe për hapje biznesesh


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, po prezantojnë në këto momente paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.

Ministrja Ibrahimaj gjatë fjalës së saj u shpreh se buxheti i vitit 2022 do të mbështesë kryesisht industrinë kreative, sipërmarrjen e re dhe “start-up”.

Më pas ajo njoftoi se ky buxhet parashikon që të zhvillojë 7 programe për nxitjen e punësimit, nga të cilat sipas saj pritet të përfitojnë 5 mijë individë.

“Kemi programe për nxitjen e punësimit. 7 programe të nxiten 5 mijë individë që të zhvillojnë aftësim me idenë për të hapur biznese të tyre.”- tha ministrja.

Ajo shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështetey me punësim, formim, praktikë ose arsimim: “250 milionë lekë fonde për start up-et, fond të vecantë për garancinë rinore, ku çdo i rini deri në 29 vjeç, që do mbështetet me punësim, formim, praktikë ose arsimim.”