Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë zhvilluar sot një protestë për pagat e prapambetura. Ata kanë paralajmëruar se nuk do e lejojnë prishjen e kompanisë pa marrë atë që u takon.
Punonjësit kanë thënë se brenda rafinerisë është futur një mjet që kërkon të prishë uzinën.
“Kemi 13, 14 paga të prapambetura. Duan ta vjedhin uzinën. Kjo është hajdutçe. Nuk dua të demontohet uzina, duam të punojmë.” – tha një punonjës.
Ndërsa një tjetër ka thënë se pasnesër të gjithë punëtorët do futen brenda me forcë.